Sipas zërave, ky artist mund të jetë i dashuri i ri i Kendall Jenner

Mediale Vip

Sipas zërave, ky artist mund të jetë i dashuri i ri i Kendall Jenner

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 06:31
Kendall Jenner

Sot, në gjërat e çuditshme që gjejmë vërdallë nëpër internet, mësuam se Kendall Jenner mund të jetë lidhur me Bad Bunny!

Ky thashethem u bë i ditur nga “DeuxMoi” në Instagram, një llogari e cila deri tani, është burim mjaft i besueshëm, pasi khëm-khëm, ka gjetur për shembull se Emily Ratajkowski ka dalë me Pete Davidson dhe shumë çifte të tjera.

Sipas zërave, Kendall dhe Bad Bunny, emri i vërtetë i së cilit është Benito Antonio Martínez Ocasio, u panë duke u puthur në një club privat në Los Angeles.

Image
Bad Bunny dhe Kendall

Bad Bunny dhe Kendall janë ndoshta dyshja që s'na shkonte kurrë mendja se do të bëheshin bashkë, por ja që universi ka mënyra të çuditshme për të na surprizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat