I dënuari me vdekje që nuk ka vrarë kurrë njeri, i lutet Kim Kardashian ta shpëtojë

Mediale Vip

I dënuari me vdekje që nuk ka vrarë kurrë njeri, i lutet Kim Kardashian ta shpëtojë

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 17:46
Jeffery Lee Wood

Megjthëse i kanë caktuar dy herë datën e ekzekutimit pas 24 vitesh dënim me vdekje, Jeffery Lee Wood thotë për mediat se ka shpresë se do të fitojë betejën e tij ligjore kundër ekzekutimit pasi ai nuk ka vrarë kurë njeri.

Ai ka marrë dënimin për vrasje në 1998, dhe ka kaluar 24 vitet e fundit prapa hekurave.

Pasi i ka shpëtuar dy herë ekzekutimit, i dënuari mbetet me shpresë se një ditë mund t’i shpëtojë një prej dhomave të vdekjes “me më shumë punë” në SHBA.

Ai tha për rrjetin britanik Daily Star se ka një lidhje të afërt mes të dënuarve.

Teksa kolegu i tij Wesley Ruiz u dërgua së fundmi në dhomën e vdekjes, Jeff thotë se nisi t’i këndonte atij këngën kishtare ‘Amazing Grace’, dhe disa të burgsour iu bashkuan zërave.

Por Jeff vijon të thotë se ai nuk duhet të ishte dënuar kurrë me vdekje dhe tani kërkon për ndihmë “influencuesen e rrjetit” Kim Kardashian.

Ai pranon se vetëm është përfshirë në diskutimet për grabitjen e një supermarketi në Texas.

Bashkë me shokun e tij Danny Reneau dhe një djalë tjetër, Bill Bunker, Jeff kishin diskutuar për grabitjen dhe ndarjen e fitimeve.

Por para se kjo të ndodhte Keeran e Jeff u tërhoqën.

Por në janar 2, 1996, Reneau hyri në supermarket për të kryer grabitjen vetëm me mendjen e tij, dhe kjo solli konfliktin gjatë të cilit Reneau qëlloi me armë Keeran në fytyrë.

Jeff ishte duke pritur jashtë në makinë dhe kur hyri brenda u urdhërua nga Reneau që kishte pistoletën në dorë, për të mbledhur paratë e arkës, rreth $11,350 (20 000 dollarë në vlerën e sotme).

Jeff, bëri si i thanë se sipas ligjit vendas u bë një ndihmës në vrasjen e Keeran, dhe u dënua si i tillë.

Psikiatri i burgut Dr. James Grigson, u zbulua më vonë se kishte shkaktuar një numër të ekzagjeruar dënimesh me vdekje në gjyqet ku kishte dëshmuar për ekzaminimet e tij.

“Si mund të dënojë me vdekje sistemi amerikan i drejtësisë një njeri që nuk ka vrarë asnjë,” pyet Jeff, duke shtuar se kjo është vetëm prej dëshmisë së “doktorit të vdekjes”.

Jeff, ashtu si shumë të dënuar të tjerë në Huntsville, nuk mund të përballojë një avokat të shtrenjtë, thotë se gjyqi ndaj tij është i njëanshëm.

“Gjyqtarët mësuan se Grigson ka gënjyer nën betim dhe është përjashtuar nga bordi i psikiatërve amerikanë, po të mos kishte qenë ai nuk do të më kishin dënuar me vdekje”.

Dy datat e tij të ekzekutimeve janë anuluar minutën e fundit, por Jeff e di se se shpejti do te duhet të mendojë seriozisht për atë që e pret.

Ai është përpjekur të kontaktojë me Kim Kardashian për ndihmë duke thënë: “E di se ajo është përpjekur të ndihmojë të tjerë të dënuar me vdekje, por nuk po arrij të kontaktoj me të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat