Pas romancës me Brad Pitt, bashkëshorti i Ines de Ramon i kërkon divorcin

Mediale Vip

Pas romancës me Brad Pitt, bashkëshorti i Ines de Ramon i kërkon divorcin

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 22:14
Paul Wesley dhe Ines de Ramon

Tashmë, përfundon edhe zyrtarisht marrëdhënia mes Paul Wesley dhe Ines de Ramon.

Ylli i “Vampire Diaries” paraqiti në gjykatë kërkesën e tij për divorc pas pesë vitesh martese me modelen.  Në dokumentet e siguruara nga Us Weekly, Wesley, 40 vjeç, përmendi “dallimet e papajtueshme” si arsyen e ndarjes së tyre, ndërsa vë në dukje se ndarja e pasurisë së tyre do të vendoset më vonë.

 Ish-çifti, i cili filloi lidhjen në vitin 2018, njoftoi ndarjen e tyre në shtator 2022 – por në fakt ishin të ndarë pesë muaj para se ta zbulonin për publikun. Të dy tashmë kanë vazhduar jetën e tyre duke krijuar lidhje të reja romantike. Wesley u lidh për herë të parë me modelen Natalie Kuckenburg në gusht 2022 pasi u fotografuan të kapur për dore në qytetin e New Yorkut.

Para lidhjes së tij me Kuckenburg dhe de Ramon, Wesley ka qenë i martuar më parë me yllin e “Vampire Diaries”,  Torrey DeVitto nga 2011 deri në 2013. Ndërkohë, de Ramon është në lidhje me Brad Pitt, i cili u sigurua qw Shën Valentini i saj të ishte një ditë për t’u mbajtur mend. 59-vjeçari i dërgoi një buqetë me bozhure rozë në zyrën e saj në Los Angeles – pavarësisht se ishte duke filmuar në New York.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat