“Mos më trego me gisht”/ Valbona revoltohet kundër Nitës dhe Diolës: Qeshin poshtë jorganit me mua

Mediale Vip

“Mos më trego me gisht”/ Valbona revoltohet kundër Nitës dhe Diolës: Qeshin poshtë jorganit me mua

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 06:40
Valbona dhe Armaldo

Valbona është një nga banoret, e cila nuk nguron të ngrejë zërin për shqetësimet e saj brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Ditën e sotme ajo është shprehur se është alarmante situata që ajo nuk mund të flejë gjumë, pasi pranë saj, Nita dhe Diola e provokojnë kur shtrihen për të fjetur, duke qeshur dhe duke e tallur.

“Kam një shqetësim nuk flemë dot. Mos ma bëj me gisht. Më ke qëndruar nga mbrapa për të parë reagimin tim. Ti më gënjeve. I shkele syrin atij tjetrit. Ma theve besimin. Çfarë jam unë këtu? Po kërkoj gjërat më minimale, dy orë gjumë.

Këto më provokojnë, qeshin me të madhe poshtë jorganit.”- tha Valbona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat