Pas puthjes me Nitën në ‘dasmë’, Bledi bën deklaratën e papritur

Mediale Vip

Pas puthjes me Nitën në ‘dasmë’, Bledi bën deklaratën e papritur

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 08:44
Nita Latifi dhe Bledi Mane

Pas Luizit dhe Kiarës, një tjetër çift “u kurorëzua” në shtëpinë e “Big Brother Vip.” “Vëllai i Madh” organizoi një dasmë kosovare brenda shtëpisë, ku nusja dhe dhëndri këtë herë ishin përkatësisht Nita dhe Bledi.

Dyshja u “shpallën burrë e grua” nga Luizi, i cili kishte rolin e nënpunësit të bashkisë. “Çifti” shkëmbyen edhe një puthje në buzë pas këmbënguljes së banorëve.

Ndonëse “dasma” ishte e gjitha në kontekstin e lojës, së fundmi Bledi ka lënë të kuptojë se e shikon në një të ardhme veten vërtetë me Nitën.

“Ndoshta rrugës do të dashurohemi,” ishte deklarata e Manes për këngëtaren e cila nuk pritej.

Ndërkohë ashtu si në dasmën e parë, edhe kësaj here pati mungesa. Ishin Dea dhe Amosi ata të cilët nuk morën pjesë në dasmën e Luizit dhe Kiarës, ndërsa në dasmën e Nitës dhe Bledin, Ermiona vendosi të mos marrë pjesë dhe t’i vëzhgojë nga larg.

Kujtojmë se “dasmorët” e Kiarës dhe Luizit, pra banorët e “Big Brother Vip”, nuk kishin si të mos e komentonin “dasmën” e tyre.

Gjatë bisedave në shtëpi, banorët kanë shprehur mendimet e tyre rreth dasmës, që disa e shohin si të vërtetë, ndërsa të tjerë si lojë ose si diçka fallco.

Disa nga mendimet e banorëve:

Armaldo: Jam i lumtur që unë isha pjesë e kësaj që ndodhi. Kiara ishte bërë shumë e bukur, edhe Luizi taman dhëndër

Tea: Nuk ishte dasmë, ishte lojë. Nuk e prisja fare atë puthjen, mendova që do vazhdonin ashtu siç kanë qenë.

Olta: Akoma nuk më besohet, unë dua prapë puthje.

Diola: Unë mendoj se ishte një dasmë ishte shumë reale.

Amos: E ke parasysh mbretin te “Shrek 1”, fiks si ai më duket Luizi. Edhe puthja gjysmë ore do zgjasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat