Mbresa nuk e di kuptimin e ngjyrës së kaltër në flamurin e Kosovës

Mediale Vip

Mbresa nuk e di kuptimin e ngjyrës së kaltër në flamurin e Kosovës

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 13:30
Mbresa

Banorët e Big Brother VIP Kosova kanë realizuar një sfidë të re brenda shtëpisë së famshme. 

Ata u vënë përball disa pyetjeve që lidheshin me historinë dhe fakteve për Kosovën, të cilët shpesh herë ishin në siklet rreth përgjigjieve.

Disa prej tyre kanë habitur duke mos ditur përgjigjet e pyetjeve më elementare dhe një rast i tillë ishte Mbresa.

Ajo u pyet se çfarë përfaqëson ngjyra e kaltër në flamurin e Kosovës, e zënë ngushtë Mbresa tha se ka të bëjë me ujin, detin ose oqeanin.

Tutje, Mbresa tha se ajo nuk e pranon flamurin e Kosovës dhe se e njeh vetëm atë kuq e zi.

“Ujin, detin ose oqeanin. Nuk e kam idenë, se unë nuk e dua këtë flamur, unë vetëm një flamur e kam atë kuq e zi, këtë nuk e pranoj”, ishte përgjigjja e Mbresës.

Mbresa nuk ishte e vetmja që nuk dha përgjigje të sakta, banori nga Shqipëria, Bruno nuk diti se me cilat shtete kufizohet Kosova duke përmendur vetëm tre prej tyre Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, duke harruar Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat