“Dua shumë fëmijë”, Luizi dhe Kiara flasin ai asnjëherë më parë për marrëdhënien e tyre

Mediale Vip

“Dua shumë fëmijë”, Luizi dhe Kiara flasin ai asnjëherë më parë për marrëdhënien e tyre

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 17:42
Luizi dhe Kiara

Banorët e “Big Brother Vip” janë ndarë në çifte për të realizuar një emision radiofonik brenda shtëpisë. Luizi dhe Kiara, të cilët e zhvilluan bashkë emisionin, folën fillimisht për çiftet e edicionit të kaluar të “BBV”, duke shprehur mendimet e tyre dhe duke prekur edhe marrëdhënien e tyre brenda formatit.

Duke folur për çiftin e “BBV1”, Sarah dhe Pm, Luizi u shpreh se e vetmja gjë që për të cilën e ka zili Pm, është fakti se ka takuar babain e Kiarës. “Mendoj çdo ditë që të takoj Arben Titon”, tha Luizi, referuar babait të Kiarës.

Nga ana tjetër, Kiara u shpreh: “Brenda shtëpisë ndodh që krijon afeksion, kështu e kam parë Donaldin brenda këtyre mureve. Unë nuk kam besuar në dashuritë që nisin në “BBV” deri kur pashë çiftet e edicionit të kaluar”.

Për të kaluar në këtë edicion, Luizi dhe Kiara folën për dashurinë e tyre, duke nisur që nga momenti kur e kanë parë për herë të parë njëri-tjetrin.

Kiara: Gjëja që nuk më pëlqeu në fillim është që nuk kishe mjekër.

Luizi: Edhe unë natën e parë që kam hyrë, kur të pashë mu errësua gjithçka. Të kisha parë nga jashtë, por i keni fotot me filtra ju.

Më tej Kiara foli plot dashuri për Luizin, madje i uroi të gjitha vajzave që të kenë fatin e saj. Këngëtari, nga ana tjetër, ka nisur që tani me “ëndrrat” për të ardhmen.

“Kishe një pikë shumë të fortë që ishte humori, ishe pa komplekse dhe kjo gjë më bëri që të dashurohesha me ty. Mua çdo ditë më zgjojnë me shumë puthje dhe dashuri dhe do doja që edhe ju të zgjidhnit një person që ju zgjon me buzëqeshje. Jam e lumtur dhe krenare që kam krah vetes një djalë si Luizi”, tha Kiara ndërsa Luizi shtoi: “Kam frikë se do të na duhet një shtëpi e madhe, sepse dua shumë fëmijë. Dua vetëm të të kem ty, kaq më mjafton. Pa puthur Kiarën, nuk e nis dot ditën dhe është mëse e sigurt që kështu do jetë gjatë gjithë jetës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat