Xhuli Nura: Diaspora është infuzioni i vendeve tona

Mediale Vip

Xhuli Nura: Diaspora është infuzioni i vendeve tona

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 18:11
Xhuli Nura

Tashmë po bëhen thuajse tre muaj që nga fillimi i spektaklit Big Brother VIP Kosova.

Përgjatë kësaj kohe ka pasur debate, rrëfime e po ashtu edhe biseda të ndryshme ndërmjet banorëve.

E së fundmi, Xhuli Nura ka qenë duke diskutuar me Stresin dhe Brunon për rëndësinë që ka diaspora në Kosovë.

Veç tjerash, ajo sqaron se ka shumë shqiptarë të Kosovës nëpër vende të ndryshme nëpër botë.

“Shqiptaria më e madhe është diaspora. Ne jemi për mbi pesë milionë në diasporë. Vetëm në Turqi i kemi katër milionë që është konstatuar, e mos të flas në Zvicër që janë një milion, gjysmë milionë në Gjermani, në Skandinavi janë 200 mijë, vetëm në Londër shumë. Itali e Greqi jemi më shumë. Me i marrë të gjithë jemi dhjetë milionë”, u shpreh modelja nga Drenica.

Tutje, Nura e quan diasporën si infuzion për vendet tona, duke shtuar se krahas kësaj nuk bën asnjëherë të harrojmë origjinën.

“Ishim duke folur për patriotizëm, kurrë nuk bën të harrojmë se çfarë ka ndodhur në Kosovë e Shqipëri. Fuqia e shqiptarisë është diaspora, ne jemi infuzioni i vendeve tona dhe ne posaçërisht prindërit tonë, ne duhet t’iu tregojmë fëmijëve se gjuha shqipe është e para dhe mos me harru se çka do të thotë historia se çfarë ka ndodhur në këtë shtet tonin. Çfarë na ka bërë armiku”, theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat