Nga lidhja e Kristit jashtë BBVA te raporti me Keisin, flet Robert Aliaj

Mediale Vip

Nga lidhja e Kristit jashtë BBVA te raporti me Keisin, flet Robert Aliaj

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 18:49
Kristi, Keisi dhe Robert Aliaj

Hyrja e Keisi Mejdinit në "Big Brother VIP Albania" duket se ka ngritur polemikat për një lidhje të re dashurie mes saj dhe Kristit. Që në fillim u duk se mes dyshes ka patur kimi dhe banorët e tjerë i nxisin teksa ata nuk e kanë shprehur një lloj pëlqimi dhe tërheqje. 

Lidhur me këtë romancë të mundshme ka folur sot babai i Kristit, Robert Aliaj në "Fan Club" në Top Channel ditën e sotme për djalin e tij Kristin. I pyetur nëse sheh në horizont një lidhje me Keisin, Roberti tha: 

“Kristi nuk është tip që ngacmon, është pak e vështirë se është selektiv. Kur Kristi pranon një mënyrë të tillë marrëdhënieje mund të ketë diçka." 

Po ashtu për lojën e Kristit, Roberti tha se ka bërë një lojë të shkëlqyer, pa ofenduar asnjë njeri në asnjë moment. 

Sakaq, lidhur me lidhjen e Kristit jashtë BBVA, Roberti mohoi të dinte se kishte një lidhje. 

“Portalet shqiptare bëjnë thashathemaxhiun, po Kristi është djalë i ri, nuk është çudi që të ketë lidhje me vajza, por që unë vetë nuk di, nuk njoh njeri, s’më ka thënë gjë,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat