Ronaldo Sharka bën dedikimin prekës pas humbjes së babait: Falenderoj Zotin që kam dalë nga BBVA

Mediale Vip

Ronaldo Sharka bën dedikimin prekës pas humbjes së babait: Falenderoj Zotin që kam dalë nga BBVA

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 08:28
Ronaldo Sharka

Pak ditë më parë Ronaldo Sharka dha lajmim e trishtë të ndarjes nga jeta të babait të tij. Lajmi që i prekur të gjithë të cilët e njohën babain e tij kur ai u fut në ‘Big Brother VIP’ për të surprizuar djalin e tij. Edhe pse ishte i lodhur, nga sëmundja e rëndë nga e cila vuante, ai nuk la pa gëzuar të birin, i cili tashmë ka një kujtim të bukur me babain që do e shohë gjithë jetës.

Ronaldo ka reaguar në mediat sociale duke shprehur falenderime dhe mirënjohje për këdo që e ka mbështetur dhe ngushëlluar, gazetari kërkon falje që s’ka mundur t’i përgjigjet në kohë mesazheve të marra. Në një shkrim të gjatë, kushtuar të atit, Ronaldo bashkangjit momentin emocionues, atë të përqafimit me babain brenda ‘Big Brother VIP’.

Gazetari tregon se ka falenderuar Zotin, që mundi të dalë nga Big Brother në momentin që i ati kishte më shumë nevojë për të.

Mesazhi i Ronaldos:

Ky postim për të gjithë ju! Në emrin tim dhe të familjes time, ju falenderojmë publikisht për ngushëllimet dhe të gjithë mbështetjen emocionale që na keni dhënë të gjithë, jo vetëm të afërmit, shoqëria e kolegët, por të gjithë shqiptarët, ndaj ju kërkoj ndjesë publikisht nëse nuk kam mundur t’i përgjigjem mesazheve tuaja, por besoj që më mirëkuptoni në këtë pjesë, pasi janë me mijëra. Në një moment të dytë do ulem dhe do i shoh një për një. Dhimbjen nuk e shëron asgjë, koha mbase, por ju na keni dhënë shumë dashuri këto ditë ndaj na e keni lehtësuar sado pak. Im atë u largua i ri, vetëm 52 vite jetë pavarësisht që sëmundja e “plaku” para kohe, ama në 52 vite jetë tregoi që mundet edhe të jesh njeri i mirë, në këtë botë komplekse dhe pavarësisht “plakjes” fizike, sëmundja nuk ia doli t’i plakte shpirtin dhe zemrën. Ky Big Brother ndoshta nuk ishte i imi, ama për tim atë po. Do kem gjithë jetën kujtimin më të bukur, përqafimin më të ndjerë me audio dhe video, që sa herë të më marrë malli do e shoh. Këto ditë kam falenderuar Zotin që kam dalë nga shtëpia pikërisht në atë moment, kur im atë kishte nevojë për mua. Faleminderit edhe një herë, nuk di si t’ju falenderoj madje, por faleminderit nga zemra. Babi, të dua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat