Ronela Hajati do të prekë sërish skenën e “Eurovision”? Këngëtarja konkurron për të përfaqësuar këtë shtet të huaj

Mediale Vip

Ronela Hajati do të prekë sërish skenën e “Eurovision”? Këngëtarja konkurron për të përfaqësuar këtë shtet të huaj

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 10:56
Ronela Hajati

Këngëtarja Ronela Hajati mund të prekë sërish këtë vit skenën e Eurovisionit por jo për të përfaqësuar Shqipërinë.

Ronela po konkurron në festivalin ‘Una Voce per San Marino’, ku do të përzgjidhet dhe kënga përfaqësuese e San Marinos në Eurovision 2023.

Artistja do të ngjitet në skenën e festivalit me këngën e saj në 23 shkurt. Në listën e publikuar shihet se Ronela është konkurrentja e vetme nga Shqipëria pasi shumica prej tyre janë nga Italia.

Kujtojmë se Ronela përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision vitin që kaloi me këngën e saj ‘Sekret’ ku shkaktoi shumë polemika në rrjet. Dhe pse dhuroi një performancë të fuqishme, artistja nuk arriti të kalonte në finale por fitoi zemrat e publikut anë e mbanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat