Pas largimit nga Los Angeles, Johnny Depp zhvendoset për të jetuar në Londër

Mediale Vip

Pas largimit nga Los Angeles, Johnny Depp zhvendoset për të jetuar në Londër

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 10:59
Johnny Depp

Johnny Depp thuhet se tani është zhvendosur në Londër, por ende nuk ka blerë një apartament.

Aktori i “Pirates of the Caribbean”, i cili kishte qëndruar me të ndjerin Jeff Beck në Sussex para vdekjes së tij, thuhet se po endej mes hoteleve dhe po qëndronte te disa miq.

Sipas Sunday Times, ai u transferua në Londër pasi Beck vdiq dhe është gati për të nisur një jetë të re.

Gjërat në Los Angeles dhe New York janë të lodhshme. Sado që Londra dhe Parisi janë qytete të zëshme, Johnny ndjen se mund të pushojë dhe të merret me fushën e tij”, tha një burim.

Ai e ka dashur gjithmonë Evropën dhe njerëzit e duan atje. Ai ndihet shumë si në shtëpinë e tij atje dhe i pëlqen ai stil i jetesës”.

Ndërkohë, këtë verë ai është me grupin e tij “The Hollywood Vampires”, ku përfshihet edhe legjenda e rokut, Alice Cooper, teksa do të nisin një turne.

Gara evropiane do të përfshijë data në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar me shfaqje si: Birmingham, Londër dhe Scarborough.

Ylli i famshëm vitin e kaluar ka qenë në vëmendje për shkak të gjyqit me aktoren Amber Heard.

Ai fitoi betejën kundrejt ish-partneres për shkak të një shkrimi që kishte bërë në vitin 2018 në Washington Post.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat