Ibrahim Tatlıses dhuron 5 apartamente në Bodrum për viktimat e tërmetit

Mediale Vip

Ibrahim Tatlıses dhuron 5 apartamente në Bodrum për viktimat e tërmetit

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 14:15
İbrahim Tatlıses

Ibrahim Tatlises ka dhënë lajmin e madh. Ai ka njoftuar se ka dhuruar 5 apartamente në Bodrum për viktimat e tërmetit.

Duke bërë thirrje nga rrjetet sociale, Tatlises tha: “Nëse keni mundësi, hapni edhe shtëpitë tuaja”.

“Tani është koha për të shëruar plagët. Unë dhurova 5 banesat e mia në Bodrum për viktimat e tërmetit. Nëse mundeni, bëjeni edhe ju”, tha ai.

Kujtojmë kufiri Turqi- Siri, është goditur edhe dje nga një termet tjetër dhe deri më tani tetë persona janë lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat