Luizi, Kiara dhe Bledi në nominim, këngëtari bën thirrjen prekëse për publikun: Mos ma merrni

Mediale Vip

Luizi, Kiara dhe Bledi në nominim, këngëtari bën thirrjen prekëse për publikun: Mos ma merrni

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 16:34
Luizi, Kiara

Luizi sot është zgjuar shumë në superformë ndërsa e ka nisur ditën duke kërcyer e kënduar. Pak më vonë ndërsa banorët janë angazhuar të realizojnë komedinë ‘Pallati 176″ Luizi ka nisur të flasë nëpër shtëpi:

“Dua Kiarën. Nuk ma merr njeri Kiarën. Mos ma merrni Kiarën. Ju premtoj ky do jetë Big Brotheri më i bukur që keni parë ndonjëherë”.

Ndërkohë ai afrohet dhe puth Kiarën.

Kiara, Luizi dhe Bledi janë në nominim këto ditë, pasi Olta mori zarfin e kuq. Ajo vendosi të çonte në nominim të tre këta banorë, duke vrarë me një gur dy zogj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat