Dy gazetarët nga Kosova banorë të Big Brother VIP?

Mediale Vip

Dy gazetarët nga Kosova banorë të Big Brother VIP?

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 18:34
Big Brother VIP

Shoqja Edonë dhe Halil Halili po besohet të jenë dy banorët e ri të “Big Brother VIP”.

Dyshimet kanë lindur nga një fotografi e fundit që Shoqja Edonë e ka publikuar në Instagramin e saj duke nënshkruar, bashkë me Halil Halilin.

“Po ndodhë, dy emra tre arsyeje”, ka shkruar ajo në Instagram.

Dhe komentuesit menjëherë kanë aloduar se dyshja janë banorët e rinjë të reality show-it më të ndjekur shqiptar, “Big Brother VIP Albania”, me që edicioni i dytë është në gjysmë të rrugëtimit, për dallim nga “Big Brother VIP Kosova” që po shkon drejt fundit.

Mbetet të shihet nëse hyrja e tyre do në “Big Brother VIP” do të jetë përnjëmend, apo kjo është veç një shaka e dyshes që janë bërë viral në rrjetet sociale për komentet e tyre rreth këtij spektakli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat