Plakja e ka harruar – dizajnerja Vera Wang mahniti sërish me dukjen në BAFTA

Mediale Vip

Plakja e ka harruar – dizajnerja Vera Wang mahniti sërish me dukjen në BAFTA

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 18:39
Dizajnerja amerikane, Vera Wang

Dizajnerja amerikane, Vera Wang, ka tërhequr vëmendjen me dukjen e saj rinore aq sa askush nuk mund të besojë se është 73 vjeçare, ndërsa pas paraqitjes në ceremoninë e çmimeve BAFTA, ajo është etiketuar si ‘e pavdekshme’.

E njohur për fustanet ikonike të nusërisë, përveç fytyrës rinore, stilistja shfaqi edhe një figurë fantastike.

Ajo kishte veshur një bluzë të zezë nën një fustan të bardhë mëndafshi që zvarritej në dysheme.

Gjithashtu kishte veshur një mantel në një nuancë të bardhë kremoze dhe kishte syze dielli të mëdha të zeza.

“Ikonë, legjendë”.

“Kujtojmë që kjo grua është 73 vjeçare”.

“Vera Wang duket e pavdekshme me pamjen e saj rinore në ndarjen e çmimeve BAFTA. Nëse do të mund të dukesha gjysmë e mirë sa ajo, kjo do të ishte diçka”.

– shkruhej ndër të tjera në komentet që vlerësonin dukjen e saj.

Pamja e saj rinore prej vitesh i bën përshtypje publikut dhe disa ia atribuojnë rrënjëve të saj, pasi femrat kineze njihen se duken sa gjysma e moshës së tyre.

Disa herë deri më tani, Vera ka zbuluar disa nga këshillat e saj për t’u plakur me hijeshi dhe për të mbajtur një figurë të hollë.

Ajo ia atribuoi fizikun e saj të tonifikuar të qenit një sportiste elitare prej vitesh, por edhe një kokteji vodka që “në fund të ditës e ndihmon kalimin e saj nga një orar shumë intensiv i punës në një atmosferë disi më intime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat