Të gjithë presim ta shikojmë nuse, Samanta Karavella rikthehet në muzikë. Jeta në SHBA dhe planet për dasmën

Mediale Vip

Të gjithë presim ta shikojmë nuse, Samanta Karavella rikthehet në muzikë. Jeta në SHBA dhe planet për dasmën

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 06:30
Samanta Karavella

Prej disa vitesh Samanta Karavella është larguar nga Shqipëria. Jeta e re në SHBA e këngëtares, duket se ka rezervuar shumë surpriza, duke gjetur aty veç karrierës edhe dashurinë.

Pak kohë më parë është mësuar se Samanta Karavella i ka dhënë fund beqarisë dhe është fejuar. Partneri i saj i propozoi këngëtares më 29 dhjetor të vitit 2021 dhe artistja tha ‘po’. Djaloshi fatlum quhet Chris Miele dhe ai e ka bërë lajmin e gëzuar të ditur për miqtë e tij, duke postuar disa foto në llogarinë e tij në “Instagram”.

Chris dhe Samanta kanë një lidhje gati 3-vjeçare me njëri-tjetrin, çfarë ka sjellë edhe largimin e këngëtares nga Shqipëria. Aktualisht çifti po jeton bashkë në Nju Jork, ku ndajnë punët mes karrierës si artiste të Samantës dhe fushës së imobiliareve, ku Chriss operon. Por teksa të gjithë presim që ta shikojmë këngëtaren me fustanin e bardhë, apo në pritje të ëmbël, vetë ajo ka bërë me dije se do të rikthehet me një project muzikor.

Si një personazh me jetë private hermetike, duket se Samanta do të orientohet vetëm tek karriera, duke mos ndarë me publikun detajet e reja rreth jetës në çift. Chris është një biznesmen amerikan. Prej më shumë se 10 vitesh ai është pjesë e fushës së ndërtimeve, ku operon në shitblerjen e pronave në zonën e Bronx, Nju Jork.

Të dy janë njohur nga miq të përbashkët dhe duket se shumë shpejt mes tyre ka nisur një histori e zjarrtë, duke u dashuruar marrëzisht. Aq e fortë ishte kjo ndjenjë, saqë e largoi Samantën nga Shqipëria, ku dhe kishte një karrierë të suksesshme, duke e dërguar në SHBA. Për disa kohë ajo u tërhoq nga muzika, për të shijuar këtë raport të ri. Tashmë që është e kompletuar në dashuri, artistja është gati të rikthehet edhe si këngëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat