Përflitet për një lidhje me Endri Çekiçin, Megi Pojani flet për jetën personale

Mediale Vip

Përflitet për një lidhje me Endri Çekiçin, Megi Pojani flet për jetën personale

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 13:46
Endri Çekiçi- Megi Pojani

Prej muajsh tashmë, Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekici përfliten se janë në një romancë së bashku. Kjo pasi në rrjetet sociale dyshja publikuan para disa kohësh foto ku dukej se kishin fluturuar së bashku drejt ishujve të Afrikës Lindore. 

Në fakt, rrjetet sociale nuk kanë qenë aleati më i mirë i Megi për lidhjen me futbollistin e Kombëtares Shqiptare, pasi e kanë ‘tradhtuar’ shpesh. Ajo ka udhëtuar shpesh në Turqi ku Endrit jeton për shkak se është futbollist në një prej ekipeve turke, Konyaspor. Dhe të dy kanë postuar foto nga i njëjti ashensor. Sakaq, Megi është fotografuar edhe në një ndeshje të Çekiçit, ku ky i fundit shkoi i dhuroi një puthje. 

Gjithsesi, asnjëri prej tyre nuk është prononcuar për lidhjen. Në një intervistë të fundit moderatorja u pyet se si e ka gjetur festa e të dashuruarve dhe përgjigja e saj la të kupohet se ka diçka për të thënë, por ajo nuk preferon ta ndajë publikisht.

“Ky Shën Valentin më gjeti duke parë “Big Brother-in” sepse nesër kisha “Fun Club-in”. Apo ishte të martën Shën Valentin-i? Kam qenë me 39 temperaturë, më kanë ndenjur afër motrat e mia. Nuk do nxjerrësh asgjë nga unë, edhe nëse do ishte elektrike kjo karrigia”- tha Megi.

E pyetur për “çështjet e zemrës”, ajo zgjodhi përsëri ta anashkalojë pyetjen. “Më kanë thënë që sot jam e ftuar për të folur vetëm për “Fun Club-in”, jam shumë profesionale”-tha Megi.

Në një intervistë të para pak javëve ishte futbollisti ai i cili u ngacmua për thashethemet lidhur me romancën e tyre duke u shprehur se statusi i tij është “complicated”, pra jo edhe aq i thjeshtë sa mund të mendohet. 

Ndërkohë i pyetur nëse golat e tij ja dedikon “mamit me M”, Endri u përgjigj me “Po”, pasi në fakt edhe mamasë së tij emri i fillon me këtë shkronjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat