Mbresa: Nuk dua të përdor terapi kur të dal nga këtu, më janë dashur vite të arrij në këtë pikë

Mediale Vip

Mbresa: Nuk dua të përdor terapi kur të dal nga këtu, më janë dashur vite të arrij në këtë pikë

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 06:50
Mbresa

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Mbresa ka reaguar duke qarë pas trembjes që morri nga Stresi, ndërsa ngjarjen e ka komentuar në një bisedë me Artanin.

Ajo ka thënë se trembjet që ajo merr nga banorët mund të bëjnë që përsëri t’i nënshtrohet terapive si pasojë e problemeve të saj shëndetësore me ankthin.

“Ju kam thënë se më ndikon tepër keq se e kam një problem dhe pastaj kjo me ndodh mua veç pak më duhet. Një herë e dy në rregull po qeshim, më nuk është ‘funny’ sepse më janë dashur shumë vite për të ardhur në këtë pikë. Edhe të shtëpisë e dinë që nuk bën edhe ruhen”, ka thënë Mbresa.

“Nuk dua të vij të kënaqem dhe me ia nis me përdor terapi kur të dal nga këtu”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat