Olta heq rripin dhe shkon në nominim, Luizi: Çfarë gabimi ka bërë

Mediale Vip

Olta heq rripin dhe shkon në nominim, Luizi: Çfarë gabimi ka bërë

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 18:54
Banorët e BBVA

Olta Gixhari është banorja e dytë që ka vendosur ta heqë rripin duke shkuar kështu automatikisht në nominim.

Natën e kaluar, Luiz Ejlli u bë konkurrenti i parë që vendosi ta hiqte rripin dhe kështu, dy banorët më të fortë të edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP Albania’ tashmë janë në nominim.

Vëllai i Madh ua ka komunikuar banorëve se nëse dikush prej tyre e heq litarin qëllimisht, jo vetëm se do të skualifikohet nga loja, por do kalojë menjëherë në nominim.

Derisa aktorja mendohej për ta marrë vendimin, këngëtari i thoshte që ta heqë në mënyrë që ata dy të dilnin në nominim në një finale para finales.

Pas vendimit të Oltës për ta hequr rripin dhe për të shkuar në nominim me Luizin, ai ka thënë se ajo ka bërë gabim të madh që e ka marrë këtë hap.

“O sa gabim ka bërë që e ka heq…”, ka thënë Luizi duke qeshur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat