Kiara: Hyra në Big Brother vetëm dhe do të dalë çift, ky është ndryshimi më i madh që nuk e kisha menduar kurrë

Mediale Vip

Kiara: Hyra në Big Brother vetëm dhe do të dalë çift, ky është ndryshimi më i madh që nuk e kisha menduar kurrë

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 17:21
Kiara dhe Luiz

Gjatë këtyre ditëve banorët në Big Brother VIP Albania kanë pasur detyrë të bëjnë disa nga emisionet e Top Channel.

Në ditën e sotme (e premte), konkurrentët kanë realizuar emisionin “Shqipëria Live”, ku njëherësh ishin të lidhur edhe me moderatorët: Erjona Rusi dhe Arion Muça.

Të ftuar në panel ishin Kiara Tito dhe Krist Aliaj, të cilët kanë folur për dinamikat në shtëpi dhe jetën pas Big Brother-it.

E pyetur nga prezantuesit se si do të jetë jeta e saj pas Big-ut, Tito theksoi se do jetë shumë ndryshe.

“Nuk e di realisht, nuk mund të them që do jetë kështu apo e mendoj kështu. Por, kam përshtypjen pas Big-ut jeta nuk do të jetë ashtu siç ka qenë, kanë ndryshuar shumë gjëra”, u shpreh ajo.

Bukuroshja tutje përmend faktin se ka hyrë e vetme dhe se do të dalë çift, pasi nisi një romancë dashurie me Luiz Ejllin.

“Unë hyra këtu vetëm dhe po dalë çift, ky është ndryshimi më i madh që nuk e kisha menduar kurrë”, tha Kiara.

Të njëjtit do të shijojnë një pushim në ishujt Maldive, menjëherë pas përfundimit të spektaklit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat