‘Armiq të betuar’ në lojë, habit Olta me deklaratën ndaj këngëtarit: Jam afeksionuar me Luizin

Mediale Vip

‘Armiq të betuar’ në lojë, habit Olta me deklaratën ndaj këngëtarit: Jam afeksionuar me Luizin

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 10:31
Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari

Më shumë se 60 ditë po bëjnë banorët brenda ‘Big Brother VIP Albania’. Duke bashkëjetuar çdo ditë e duke kaluar situata të ndryshme ata bëhen si familje. Kështu konstatoi Olta dhe Maestro teksa ishin duke biseduar në dhomën e gjumit.

Armaldo u shpreh se nuk ndihet aq i lirshëm me banorët e rinj, sikur ndihet me ‘bërthamën’ apo ata që janë bërë pjesë e ‘BBV’ që prej ditës së parë.

Edhe Olta ishte e të njëjtit mendim, madje përmendi Luizin duke shtuar se pavarësisht konkurencës në lojë ka krijuar afeksion për të.

“Luizin e kam kundërshtar në lojë por jam afeksionuar, nuk e mohoj se nuk jam kafshë”.

Nuk dihet nëse edhe Luizi ka të njëjtin mendim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat