Premtoi një shpërblim prej 500 mijë eurosh, por nuk e mbajti! Lady Gaga paditet nga gruaja që gjeti qentë e saj

Mediale Vip

Premtoi një shpërblim prej 500 mijë eurosh, por nuk e mbajti! Lady Gaga paditet nga gruaja që gjeti qentë e saj

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 11:02
Lady Gaga

Historia e vjedhjes së qenve të Lady Gagës bëri bujë në media, teksa tani artistja po paditet nga një grua për mosmbajtje të premtimit dhe mospagim të shpërblimit prej 500 mijë euro.

Gaga shpalli shpërblimin në shkurt të vitit 2021 pasi qenushët Koji dhe Gustav, iu vodhën me armë shëtitësit të qenve të saj.

Jennifer McBride pohon se Gaga, 36 vjeçe, e bëri të qartë se do të paguante shumën e madhe nëse qentë e saj do të ktheheshin pa ndonjë dëmtim.

McBride u akuzua më vonë në lidhje me vjedhjen e tyre. Ajo dyshohet se ishte në lidhje me babanë e njërit prej burrave përgjegjës për sulmin ndaj shëtitësit të qenve të Gagas, Ryan Fischer.

Jennifer është duke kërkuar tani më shumë se 500 mijë euro. Ajo po kërkon dëmshpërblim mbi një milionë euro për gjoja postimin mashtrues që bëri në lidhje me dëmshpërblimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat