Elvis Pupa zbulon arsyen pse po lë Australinë për Big Brother

Mediale Vip

Elvis Pupa zbulon arsyen pse po lë Australinë për Big Brother

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 14:48
Elvis Pupa

Elvis Pupa ka konfirmuar lajmet se ai do të bëhet pjesë e Big Brother VIP.

Përmes një videoje në Instagram nga Australia, Elvisi shprehet se po hyn në shtëpinë e famshme vetëm për të sjellë pozitivitet me humorin e tij e jo për të fituar apo për të bërë sherre.

Ai i bën thirrje publikut të vazhdojë të votojë të preferuarin e tyre sepse vetë Elvisit nuk i intereson fitorja, por t’ja kalojë sa më mirë brenda shtëpisë ku pritet të sjellë humor e batuta të shumta.

Nuk dihet dita kur do të hyjë Pupa, por sot BBV ka natën Prime dhe mund të pritet edhe hyrja e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat