Aurela Hoxha tregon arsyen pse nuk ka publikuar foto gjatë shtatzënisë

Mediale Vip

Aurela Hoxha tregon arsyen pse nuk ka publikuar foto gjatë shtatzënisë

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 20:15
Aurela Hoxha

Modelja Aurela Hoxha ka treguar arsyet pse nuk ka publikuar foto gjatë shtatzënisë teksa ka thënë se nuk donte që të komentohej për format e saj teksa po përjetonte një ndjenjë aq të bukur sa ajo e shtatzënisë.

E ftuar në “Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, modelja ka dhënë dhe një mesazh mjaft domethënës për të gjithë nënat e reja.

 "Është pak e vështirë, është kjo pamja ime e jashtme… që bëj një jetë të hapur. Megjithatë, nga ana tjetër prekem shumë në tema delikate kur publikoj fëmijën dhe komente të tilla më shqetësojnë shumë dhe kjo më bën që shumë gjëra të mia të mendohem dy herë para se t’i bëj publike. 

Mesazhi im është për të gjitha ato vajzat që janë në pozicionin tim, nuk duhet të ndikohen shumë, aq më tepër në tema, si të sjellësh në jetë një fëmijë dhe gjëja e parë para se të vijë një urim janë format, sa ke marrë peshë dhe mendoj se nuk është një gjë e bukur. Mendoj se është gjëja më e bukur në jetë që të sjellësh në jetë një fëmijë. Nuk është aspak e vështirë që pastaj të kthehesh në format e tua. Mos e përjetoni si stres, por përjetojeni si gjënë më të bukur në botë dhe realisht ka qenë kjo arsyeja pse nuk kam publikuar fotot e mija sepse nuk doja të komentohesha për format e mia, ndërkohë që po përjetoja një ndjenjë aq të bukur sa është ajo e shtatzënisë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat