Çfarë po ndodh me Harry dhe Meghan/ Çiftit i ulet popullariteti, shifrat

Mediale Vip

Çfarë po ndodh me Harry dhe Meghan/ Çiftit i ulet popullariteti, shifrat

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 22:29
Harry dhe Meghan

Popullariteti i Princit Harry dhe Meghan Markle ka rënë në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në SHBA dhe ata janë edhe më pak të njohur se Princi Andrew.

Sipas një sondazhi të 19 shkurtit të kryer nga Redfield & Wilton në emër të Newsweek që nga dhjetori i kaluar, Harry është zhytur me 48 pikë dhe Meghan me 40, me vlerësime neto të popullaritetit përkatësisht -10 dhe -17 .

Ndërsa Andrew vazhdon të shihet negativisht pas gjyqit të tij për krimet seksuale në Nju Jork, vlerësimi i tij neto i miratimit është -2, me 26% të amerikanëve që thonë se e duan atë dhe 28% nuk ​​e miratojnë.

Rënia e popullaritetit të Sussexes vjen vetëm disa ditë pasi çifti u ‘satirizua’ nga seriali i animuar i njohur, ‘South Park’.

Në veçanti, seriali “tallte” kërkesat e çiftit në lidhje me privatësinë e tyre, pasi pas “daljes së madhe” nga Pallati, Harry dhe Meghan kujdesen që në çdo lëvizje të tyre të jetë në qendër të vëmendjes.

Episodi që u transmetua më 15 shkurt paraqet “Princin dhe Princeshën”, një çift i ri mbretëror që i lutet publikut të qëndrojë jashtë jetës së tyre private, duke tërhequr vëmendjen te vetja.

Megjithatë, Sussexes besojnë se nuk është kështu dhe po përgatiten të ndërmarrin veprime ligjore kundër krijuesve të serialit. Siç raporton eksperti mbretëror Neil Sheen në Fox News, përfaqësuesit e çiftit po shikojnë çdo episod të serialit, duke pritur për çdo “sulm” tjetër.

“Sipas burimeve pranë çiftit, seriali i referohet Harry-t dhe Meghan-it në shumë episode, direkt ose indirekt. Kjo mund të ketë pasoja ligjore”, tha Neil Sheen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat