Pas daljes nga shtëpia e "BBVA", Valbona flet për raportet me banorët: Luizin e kam zemër

Mediale Vip

Pas daljes nga shtëpia e "BBVA", Valbona flet për raportet me banorët: Luizin e kam zemër

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 07:13
Valbona Mema

Valbona Mema ka folur në fillim të Prime të djeshëm në Big Brother VIP Albania, rreth eksperiencës së saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ajo ka thënë se ka kaluar shumë mirë, por se ka thënë se brenda shtëpisë jeta është më ndryshe dhe ka më shumë presion.

Megjithatë, ajo ka thënë se është kënaqur për kohën që ka kaluar brenda shtëpisë.

E pyetur për raportet me Luizin dhe Maestron, Valbona nuk ka hezituar të mbështes Luizin edhe nga jashtë.

“Luizin e kam zemër, mik, djalë, çkado dhe do të vazhdoj ta kem edhe jashtë. Me Armaldon, sepse unë nuk e thërras Maestro, brenda nuk e di si kemi kaluar, por se jashtë kemi qenë dhe besoj se do të jemi kolegë të mirë, kemi shumë projekte të përbashkëta”, ka deklaruar Valbona.

Menjëherë pas këtyre komenteve, Valbona është larguar nga studio e BBVA, duke marrë parasysh se ka edhe motrën në trajtim mjekësor.

Në fakt, ishte gjendja shëndetësore e motrës së Valbonës ajo që e detyroi atë të largohet nga shtëpia pa ndonjë paralajmërim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat