Tea Trifoni habit me deklaratën e saj: Një fans i Luizit tentoi të më përplasë me makinë

Mediale Vip

Tea Trifoni habit me deklaratën e saj: Një fans i Luizit tentoi të më përplasë me makinë

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 11:20
Tea Trifoni

Tea Trifoni, e cila ka qenë pjesë e ‘Big Borther VIP’ ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se një fans i Luizit, ka tentuar ta përplasë me makinë.

Ish-banorja tregoi se ka qenë me motrën e saj në makinë, kur një person, që sipas saj ka qenë fans i Luizit është përpjekur që të bëjë karambol.

Pak ditë më parë, një nga fansat e Luizit u mundua të më përplaste me makinë. Big Borther vazhdon edhe jashtë. Unë isha në makinë pasagjere, motra e vogël në timon, ndërsa dikush po mundohej të në përplaste dhe të bënim karambol”, rrëfeu Tea teksa ishte e ftuar në “S’e luan topi”.

E pyetur si e ka kuptuar që ishte fans i Luizit, Tea u përgjigj: “Po na hidhte ujë, po thërriste, po bërtiste. Kështu që kush tjetër?!”

Ajo foli edhe për pëlqimin që ka ndaj Luizit: “Unë kam folur gjatë për këtë aq sa arriti në një pikë që thashë ok s’po e mohoj, le të mendojnë ca të duan njerëzit, po keni të drejtë ashtu është situata. Është krijuar perceptimi që unë kam pasur pëlqim për Luizin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat