Paris Hilton tregon një incident me Harvey Weinstein kur ishte 19 vjeçe: Më ndoqi deri në banjë

Mediale Vip

Paris Hilton tregon një incident me Harvey Weinstein kur ishte 19 vjeçe: Më ndoqi deri në banjë

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 14:12
Paris Hilton dhe Harvey Weinstein

Në një intervistë të re për Glamour, Paris Hilton, ka rrëfyer një histori me regjisorin Harvey Weinstein.

Ajo theksoi se është takuar me të në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2000.

Hilton ndau detaje me revistën, duke zbuluar një incident që kishte me të, ndërsa artistja ka qenë vetëm 19 vjeçe.

“Isha në drekë me të dashurën time dhe ai erdhi në tavolinë dhe tha: “Oh, a dëshiron të bëhesh aktore? Dhe unë thashë, “Po, unë me të vërtetë dua të luaj në një film”, tha Hilton për Glamour.

“Unë isha një adoleshente, kështu që më bëri përshtypje ai. Unë thoja, ‘Oh Zot, Harvey Weinstein është kaq i mirë” dhe ai tha: “Epo, ne duhet të kemi një takim. Mund të vini në dhomën time dhe të lexoni skenarë… dhe unë thjesht nuk doja të shkoja, kështu që nuk shkova kurrë”.

Hilton vazhdoi duke thënë se regjisori u bë i ashpër ndaj saj në një event, ndërkohë që e ndoqi deri në banjë duke bërtitur: “A dëshiron të bëhesh një yll?”.

“Unë hyra në tualet dhe më pas ai më ndoqi. Ai u përpoq të hapte derën, ai ishte duke goditur me çekan në derë”, tha Hilton.

“Dhe nuk do ta hapja, sepse thashë: “Unë jam në banjë, pse doni të hyni këtu? Dhe unë thjesht nuk do ta hapja. Më trembi”.

Hilton i tha Glamour tutje se nuk kishte dëgjuar thashetheme në atë kohë për Weinstein.

Revista nga ana tjetër raportoi se Weinstein mohoi incidentin në banjë dhe akuzat e Hilton.

Në të njëjtën intervistë, Paris kishte treguar se u drogua dhe u përdhunua nga një burrë i moshuar kur ishte 15 vjeçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat