Pak muaj pas ndarjes nga Olivia Wilde, Harry Styles flitet për një romancë të re

Mediale Vip

Pak muaj pas ndarjes nga Olivia Wilde, Harry Styles flitet për një romancë të re

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 16:43
Harry Styles dhe Olivia Wilde

Harry Styles thuhet se po takohet me një vajzë misterioze pas ndarjes së tij nga Olivia Wilde.

Këngëtari, 29-vjeçar dhe aktorja, 38-vjeçare, kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin në nëntor të vitit të kaluar pasi zbuluan se kishin prioritete të ndryshme.

Ndërsa pretendohet se dyshja janë ende miq të mirë, Harry e ka lënë këtë romancë pasi thuhet se ylli i “One Direction” ka vazhduar me dikë tjetër.

“Harry po takohet me dikë. Ai po bën përpjekje të mëdha për të mbajtur privat identitetin e saj pas marrëdhënies me Olivian”, tha një burim për The Mirror.

“Por të afërmit e tij e dinë të gjithë për romancën. Edhe pse është herët, gjërat duket se po shkojnë mirë”.

Në nëntor të vitit që shkoi u zbulua se Harry dhe Olivia ishin ndarë pas dy vitesh së bashku.

Revista People pretendoi se ylli i popit dhe aktorja amerikane po ‘bënin pushim’ nga romanca e tyre për shkak të ‘prioriteteve të ndryshme’.

Pavarësisht ndarjes, ata kanë mbetur miq të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat