I acaruar për ‘lidhjen’ me Kristin në BBVA – Sabiani heq nga lista e ndjekësve vajzën e tij, Keisin

Mediale Vip

I acaruar për ‘lidhjen’ me Kristin në BBVA – Sabiani heq nga lista e ndjekësve vajzën e tij, Keisin

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 10:20
Sabiani dhe Keisi

Krist Aliaj dhe Keisi Medini duket se janë çifti i dytë i krijuar në Big Brother VIP Albania.

Ata tashmë kanë deklaruar njohjen me njëri-tjetrin, e madje kanë dhënë edhe puthjen e parë ndonëse ishte për një sfidë.

Kjo duket ta ketë zemëruar më shumë Sabianin, i cili siç shihet nuk po pajtohet me romancën e të bijës me artistin e njohur.

E gjitha nisi pasi u tha se Kristi kishte lënë jashtë një lidhje me një vajzë tjetër dhe se nuk ishin të ndarë.

E dashura e përfolur e Aliajt ndërkohë reagoi duke publikuar bisedën e fundit me të në InstaStory.

Biseda e dyshes ishte realizuar më 24 dhjetor 2022 – në ditën kur nisi edicioni i dytë i Big Brother.

Sabiani nga ana tjetër vërehet dukshëm se e hoqi Keisin, pasi kjo e fundit po e mban akoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat