Nita tregon se para katër viteve ka qenë në disa takime me Shpatin: Ka ndodhur vetëm një puthje

Mediale Vip

Nita tregon se para katër viteve ka qenë në disa takime me Shpatin: Ka ndodhur vetëm një puthje

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 11:14
Nita dhe Shpati

Mbrëmë (e diel) në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka qenë e organizuar një lojë vetëm për vajzat.

Ato i kanë bërë pyetje të ndryshme personale njëra-tjetrës, gjersa në rast që nuk përgjigjeshin kishin dënim.

Më vonë në lojë u përfshinë edhe djemtë, teksa Luizi nuk hezitoi t’ia bëntë disa pyetje banorëve të tjerë.

Ai pyeti këngëtaren nga Kosova, Nita Latifin, nëse u bë xheloze kur banori i ri Shpati filloi të afrohej me Deamishelin.

Artistja e njohur tregoi se me Shpatin njihen shumë vite më parë dhe se kanë qenë disa herë në takime.

Ajo theksoi se kanë tentuar të krijojnë diçka më shumë, por nuk iu shkoi dhe se ka ndodhur vetëm një puthjes mes tyre.

“Para katër viteve unë me Shpatin kemi dalë në një takim. Thjesht ka ndodhur një puthje. Para disa viteve, ka qenë personale”, tha Latifi.

“Kemi dalë disa herë, shumë shpesh, kemi qenë shumë shokë. Tendenca ka qenë të kemi diçka, por nuk ka ecur. Nuk ka ndodhur”, vazhdoi ajo.

Kjo dëshmon se dyshja kanë provuar të kenë një romancë me njëri-tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat