Sin Boy është gjallë dhe vazhdon ende romancën me Rina Balajn? Ja e vërteta mes çiftit

Mediale Vip

Sin Boy është gjallë dhe vazhdon ende romancën me Rina Balajn? Ja e vërteta mes çiftit

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 13:52
Sin Boy dhe Rina

Disa ditë më parë në rrjet qarkulloi lajmi se reperi i njohuRr Sin Boy kishte ndërruar jetë. Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e artistit ku lajmëronte se ai nuk jetonte më por muzika e tij do të mbetej gjithmonë rreth fansave të tij.

Mirëpo se fundmi disa burime për “Prive” kanë treguar se artisti jo vetëm që është shëndoshë e mirë por është ende në një lidhje me këngëtaren Rina Balaj.

Sipas “Prive” ‘lajmi se Sin Boy kishte ndërruar jetë nuk ishte e vërtetë pasi artisti e përdori këtë për publicitet, madje ai gjithë këtë periudhë po e kalon duke bërë udhëtime nëpër europë me Rinën’.

Kujtojmë se ndarja e çiftit disa muaj më parë u përfol goxha në rrjet, mdje ishte vetë reperja ajo e cila konfirmoi thashethemt se dyshja i kishin dhënë fund romancës disa vjeçare.

Gjatë një interviste të dhënë asokohë dy nga arsyet e ndarjes nga reperi kanë qenë fakti se lidhja ishte bërë toksike dhe distance:

“Gjithçka ka ndodhur si duhej të ndodhte. Nuk ishte e shpejt apo e papritur.”– mbylli ajo shkurt, duke këmbëngulur se nuk është një ndarje për marketing, pra me qenë në qendër të vëmendjes. Gjithashtu ajo tha se ai i ka dhënë siguri e sinqeritet.

Çifti u njohën rreth katër vite më parë të cilën s’mundën ta mbanin dot për shumë gjatë të fshehtë nga publiku. Në 2020, kur kishin dy vite bashkë, ata konfirmuan se janë në një lidhje.

Këngëtarja e njohur, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere ka qenë gjithashtu shumë e komentuar për lidhjen e saj me këngëtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat