Sot do të festonte 44-vjetorin e tij, Landi Hysi kujton me mall mikun e tij të ndjerë Dr.Florin

Mediale Vip

Sot do të festonte 44-vjetorin e tij, Landi Hysi kujton me mall mikun e tij të ndjerë Dr.Florin

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 15:01
Landi Hysi dhe Dr. Flori

Rreth tetë vite më parë, u nda nga jeta këngëtari i njohur shqiptar Dr Flori.

Ndarja e tij e papritur shkaktoi dhimbje të madhe te familjarët, miqtë, kolegët dhe fansat e artistit.

Dr.Flori i cili do të festonte sot 44 vjetorin e lindjes, është kujtuar nga miku i tij i ngushtë, gjithashtu anëtar i grupit “West Side Family”, Landi Hysi.

Landi ka publikuar një fotografi të grupit për të kujtuar ditëlindjen e këngëtarit ku shkruan: “DrFlori i lindur Floran Kondi, 28 Shkurt 1979”.

Bashkangjitur shkrimit, ai ka shtuar dhe vargjet e këngës së tyre “Jeta shkon”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Roland Hysi (@landifornia)

Pjesë nga teksti:

Jeta prapë më shfaqet në çdo çast në çdo hapa

Qëndrova për një çast, e ktheva kokën mbrapa

Pashë njerëz në udhëkryq që kalonin në rrugën time

Më sillnin si lajmëtarë mua brenga dhe gëzime

Qeshja, qaja, u mërzisja, u gëzoja, për një çast humbisja pastaj sërish jetoja

Prapë në këtë rrugë që s’e di ku po më çon, veç një gjë besoj e di, e di që jeta shkon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat