Mes dramës kaotike, Hailey Bieber vendos t’i hedhë benzinë zjarrit

Mediale Vip

Mes dramës kaotike, Hailey Bieber vendos t’i hedhë benzinë zjarrit

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 17:36
Selena dhe Hailey

E dimë që je i/e përkushtuar në dramën mes Hailey-t dhe Selena-s (dhe Kylie-t), ndaj po të përditësojmë prapë. Hailey thjesht nuk di të rrijë në qetësi dhe duket se përmes një postimi, i ka hedhur sërish benzinë zjarrit.
 
Ajo ka publikuar në Instastory këngën “Calm Down”, me shumë mundësi drejtuar internetit. Deri këtu okay, por kënga është në fakt një bashkëpunim mes Selena Gomez ft. Rema dhe ekziston një version pa Selena-n. Hailey ka publikuar pikërisht këtë version!

Sigurisht, njerëzit sërish nuk i kanë ndalur kritikat dhe kanë nisur me akuza ndaj krijueses së “Rhode”.

Postimi i Hailey-t vjen si kundërpërgjigje e dramës që prej disa ditësh po zien nëpër internet, ku mijëra njerëz i janë kundërvënë asaj dhe Kylie Jenner, sepse sipas tyre, vajzat u tallën me vetullat e Selena-s. Kylie reagoi, duke thënë që nuk e kishte parë videon e Selena-s, në të cilat rregullonte vetullat dhe se njerëzit po përpiqeshin të nisnin diçka që nuk ekziston.

Më pas, një video e vjetër ku Hailey tallej me Taylor Swift qarkulloi nëpër rrjet dhe Selena zgjodhi të komentojë, duke mbrojtur mikeshën e saj (lexo këtu për më tepër) dhe që prej asaj kohe, interneti nuk po ndalet.

Duket se tani afër, drama s’ka në plan të marrë fund dhe ka vëmendjen dhe interesin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat