Mbreti nxjerr nga shtëpia princin Harry dhe gruan e tij

Mediale Vip

Mbreti nxjerr nga shtëpia princin Harry dhe gruan e tij

Më: 1 mars 2023 Në ora: 14:09
Prin Harry dhe Meghan

Sipas tabloidit më të madh britanik The Sun, Pallati Mbretëror Buckingham i ka dhënë urdhrin e daljes nga vila mbretërore, Frogmore Cottage, Princit Harry  bashkë me gruan e tij, vetëm disa ditë pas botimit të librit kontravers, Spare, me prentendime sensacional  të princit Harry kundër familjes mbretërore angleze.

Kjo e lë Princin Harry, djalin e vogel të Mbretit Charles  nga martesa me Princeshën e ndjerë Diana, pa shtëpi në Britani, duke shtuar spekullimet se ai dhe gruaja e tij amerikane Megan Markel, mund të mos marrin ftesë për ceremoninë e kurrorizimit të Mbretit në muajin maj.

Vila me pesë dhoma, e cila është rinovuar me një kosto prej 2.4 milionë sterlina, ndodhet shumë afër banesës së Mbretit, ishte dhuratë për Princin Harry nga gjyshja e tij, ish-Mbretëresha e ndjerë Elisabetë, kur u martua çifti mbretëror, në vitin 2018, mendohet se do i jepet vëllait të Mbretit, Princi Andrew, i cili edhe ai me probleme pas akuzave me karakter seksual ndaj tij.

Në një zhvillim tjetër, gazetarët e BBC, kanë vendosur për të hyrë në grevë e cila mund të ketë ndikim  në mbulimin e ceremonisë zyrtare të kurrorëzimit të Mbretit Charles, në muajin maj, si edhe  në mbulimin e Eurovizionit,  festivalit evropian të këngës që këtë vit do zhvillohet në qytetin e Liverpulit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat