Melisa sonte me shprehje tjera të ashpra kundrejt Vedatit, e quan “të pabesë” e “të shtirur”

Mediale Vip

Melisa sonte me shprehje tjera të ashpra kundrejt Vedatit, e quan “të pabesë” e “të shtirur”

Më: 1 mars 2023 Në ora: 23:08
Melisa

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Melisa ka vazhduar të shprehet ashpër në drejtim të Vedatit, edhe gjatë natës së sotme.

Ajo e ka akuzuar Vedatin se kinse ky i fundit ka “tentuar t’ia prishë marrëdhëniet me Mbresën”, derisa ka shtuar se i njëjti është person “i pabesë dhe i shtirur”.

“Ky njeriu këtu mua më ka thënë që ‘ti ke energji të mirë, e shoh që je e sincertë , je naive je kështu dhe pastaj shkon futë xixa. Si mund t’i besosh kur nuk ke një muaj? Ka bërë njeriun e mirë, dhe më dole njëri i pabesë dhe i shtirur”, i ka thënë Melisa, Vedatit.

Kujtojmë se edhe gjatë natës së mbrëmshme, Melisa e ka quajtur aktorin “grua të keqe” dhe “njëri të pafytyrë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat