Bebe Rexha shfaqen në gjendje jo të mirë emocionale

Mediale Vip

Bebe Rexha shfaqen në gjendje jo të mirë emocionale

Më: 2 mars 2023 Në ora: 08:36
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit “Heart Wants What It Wants”.

Kjo këngë vjen pas mega-hitit të saj “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guetta – këngë e cila u nominua për çmimet e rëndësishme MTV EMA, Grammy dhe iHeart Radio Awards.

Megjithatë, siç rëndom ndodh pavarësisht sukseseve të shumta, edhe këngëtarja shqiptare ka ditët e veta të mërzisë.

Së fundmi, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social TikTok, 33-veçarja ka shpërfaqur një gjendje jo fort të mirë emocionale.

Ajo është dukur paksa e mërzitur teksa ka ndarë me ndjekësit një video duke lotuar.

Bebe Rexha ka qenë e hapur gjithmonë për luftën e saj me shëndetin mendor, teksa në një intervistë për revistën SELF në vitin 2019, kishte rrëfyer për luftën e saj me ankthin.

“Edhe si një vajzë e vogël, mbaj mend që gjithmonë [isha] në ankth, e frikësuar nga ajo që do të ndodhte. Unë isha aq e shqetësuar gjatë gjithë kohës. Unë jam akoma. Kam frikë nga gjithçka”, ishte shprehur këngëtarja e hitit “I’m a mess”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat