Madonna, 64 vjeçe, në një lidhje të re me trajnerin e boksit, 29 vjeç!

Mediale Vip

Madonna, 64 vjeçe, në një lidhje të re me trajnerin e boksit, 29 vjeç!

Më: 2 mars 2023 Në ora: 11:29
Foto ilustrim Madona dhe Ciccone

Teksa Madonna po vuan vdekjen e vëllait të saj, Anthony Ciccone, thuhet se ka gjetur një burim ngushëllimi te Josh Popper. Pas ndarjes së saj me modelin 23-vjeçar Andrew Darnell, Madonna raportohet se u afrua me Popper, i cili është trajneri i boksit i një prej gjashtë fëmijëve të saj.

As e kanë konfirmuar e as mohuar romancën e tyre, por fotot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se ka të ngjarë të jetë kështu. Lajmin e kanë konfirmuar edhe burime të brendshme për media të ndryshme.

Pasi u diplomua në vitin 2015 dhe nuk arriti të realizonte ëndrrën e tij të futbollit, më pas iu drejtua boksit. Popper që atëherë ka shkëlqyer në boks dhe madje ka bërë bujë në TV, duke u shfaqur si anëtar i kastit në “Bravo’s Summer House”.

Kujtojmë që muajt e fundit kanë qenë me ulje dhe ngritje për Madonnën. Nga shpallja e turneut të saj në 2023 te vdekja e vëllait dhe kritikat për pamjen e saj në çmimet Grammy.

E teksa ajo ende nuk e ka konfirmuar romancën e re, mbretëresha e popit thuhet se ka gjetur rehati dhe po shijon kohën me trajnerin e boksit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat