Aktorja e famshme bën gjestin e madh për viktimat e tërmetit në Turqi

Mediale Vip

Aktorja e famshme bën gjestin e madh për viktimat e tërmetit në Turqi

Më: 2 mars 2023 Në ora: 14:05
Aktorja turke Hande Erçel

Aktorja turke Hande Erçel, ka firmosur kopertinën e revistës ‘Elle Turkey’, por jo me një imazh por me diçka krejt ndryshe dhe që jemi të sigurt se do ta vlerësoni.

Protagonistja e “Love is in the air” e ka bërë këtë veprim për t’iu ndihmuar të prekurve nga tërmeti.

Kopertina është domethënëse për shkak se kauza e saj ishte për qëllim që t’i ndihmoj ata që kanë nevojë.

Siç raportohet nga llogaria e Elle në Instagram, ky dizajn do të shkojë në disa bluza që do të shiten përmes markës Nocturne, imazhi i së cilës është Hande Erçel.

“Kopertina jonë për këtë numër special është dizenjuar nga #HandeErçel”, thuhet në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat