I doli në mbrojtje në BBV, zbulohet lidhja e Albërie Hadërgjonaj me ish-burrin e Ermiona Lekbellos

Mediale Vip

I doli në mbrojtje në BBV, zbulohet lidhja e Albërie Hadërgjonaj me ish-burrin e Ermiona Lekbellos

Më: 2 mars 2023 Në ora: 15:04
Ermiona dhe Albëria

Edhe pse ishte ndër personazhet e fundit që i ishte bashkuar shtëpisë së “Big Brother VIP”, Ermiona Lekbello u kthye shpejt n një konkurrente të fortë dhe ndër më të pëlyqerat e publikut.

Por ditën e djeshme, nëpërmjet një zarfi të zi, Ermiona u përjashtua nga BBV me arsye se ka shkaktuar dhunë verbale.

Pas daljes ajo mori mbështetjen e madhe të publikut dhe të personazheve të njohur. Mes tyre edhe Albërie Hadërgjonaj.

Por a e dini se Ermiona dhe Albërija kanë qenë kunata. Ermiona ka qenë e martuar me vëllain e ish-bashkëshortit të Albëries, sipërmarrësit nga Deçani – Mentor Hadërgjonaj.

“Njerëzit e vërtetë nuk i duam! O Jona, o bish, o je ti feministë o s’ka njeri në këtë shoqëri sepse të njoh mirë. Ti kurrë nuk ke bërë kompromise me të padrejtën! Fitove zemrat e shumë njerëzve dhe kjo është fitore! Të dua”, ka shkruar Albërija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat