14 vite pas vdekjes së tij, nëna e Michael Jackson refuzon të dëshmojë në gjyq për të birin

Mediale Vip

14 vite pas vdekjes së tij, nëna e Michael Jackson refuzon të dëshmojë në gjyq për të birin

Më: 3 mars 2023 Në ora: 18:03
Michael Jackson me nënën e tij

Familja e Michael Jackson ka zbuluar se nëna e yllit të popit, Kathryn Jackson, “e ka shumë të vështirë” të flasë për vdekjen e djalit të saj dhe të marrë pjesë në një seancë tjetër gjyqësore.

Bëhet fjalë për një mosmarrëveshje juridike mes Jackson dhe Jeffrey Phillips, ku ky i fundit akuzohet se ka vjedhur memorale nga shtëpia e këngëtarit, me vlerë më shumë se 1 milion dollarë.

Avokatët e ish-të fejuarit të vajzës së saj LaToya, Jeffrey Phillips, po kërkojnë që familja ta vendosë 92-vjeçaren në gjyqë dhe të tregojë për ditën e fundit që Jackson ishte gjallë, sipas RadarOnline.com.

Avokatët e Kathryn Jackson po bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për ta mbajtur atë jashtë procesit dhe pjesëmarrjes në gjykatë.

Arsyeja që asaj iu kërkua të fliste për ditën e vdekjes së Jackson-it, është sepse ishte rreth asaj kohe që Phillips dyshohet se vodhi, ose kështu pretendon familja.

Një dokumentin gjyqësor thuhet se Phillips dhe LaToya Jackson mbërritën në shtëpinë e yllit të popit më 25 qershor 2009, kur Michael  ishte dërguar me urgjencë në spital dhe ku ai do të shpallej i vdekur disa orë më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat