‘Ndjeva keqardhje për vendin tim’, Arbana tregon çfarë dëgjoi sot në supermarket që e trishtoi

Mediale Vip

‘Ndjeva keqardhje për vendin tim’, Arbana tregon çfarë dëgjoi sot në supermarket që e trishtoi

Më: 4 mars 2023 Në ora: 07:05
Moderatorja Arbana Osmani

Moderatorja Arbana Osmani është përballur sot me një bisedë që i ka bërë përshtypje e që kishte të bënte me ngjarjen në Paskuqan ku Dan Hutra i mori jetën 3 grave.

Arbana tregoi përmes një statusi në Instagram se ndodhej në një supermarket kur dëgjoi bisedën mes dy vajzave kasiere dhe rojes së dyqanit. Ky i fundit, tregon Arbana, ishte shprehur: “Hajd, se do i ketë arritur atij atje ku s’mban më. Mirë ua ka bërë!”

“Sot në mëngjes teksa paguaja faturën në kasë dëgjova fundin e bisedës mes dy gocave kasiere dhe rojes së dyqanit.

Roja, i veshur me këmishë të bardhë e kravatë u duk se i vuri vulën bisedës: “Hajd, se do i ketë arritur atij atje ku s’mban më. Mirë ua ka bërë!” E ndjeva aq keqardhej për veten, për vendin tim, për fëmijët e mi, e për të gjitha gratë e vajzat e këtij vendi. Por, edhe për burrat si ky roja që vetëm burra nuk janë”, shkruan Arbana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat