Ishte në komë prej 18 shkurtit, vdes aktori i njohur

Mediale Vip

Ishte në komë prej 18 shkurtit, vdes aktori i njohur

Më: 4 mars 2023 Në ora: 09:19
Tom Sizemore

Aktori i famshëm amerikan Tom Sizemore është ndarë nga jeta në moshën 61-vjeçare. Ai ishte në gjendje kome që prej 18 shkurtit kur pësoi aneurizëm të trurit.

Lajmi u konfirmua nga Charles Lago, menaxheri i aktorit, i cili ta se ai vdiq në një spital në Burbank, Kaliforni.

Sizemore u bë i famshëm në vitet 1990 dhe ishte në krah të Tom Hanks si rreshteri Horvath në filmin fitues të Oscar-it ”Saving Private Ryan” në 1998. Filmat e tij të tjerë përfshinin ”Pearl Harbor”, ”Heat” dhe ”True Romance”.

Ai u nominua për Golden Globe për rolin e një mafioz në filmin televiziv të vitit 1999 “Mbrojtja e dëshmitarëve”.

Në vitin 1997, ai u arrestua me dyshimin se kishte sulmuar bashkëshorten Maeve Quinlan.

Ata u divorcuan dy vjet më vonë. Në vitin 2003, ai u dënua me gjashtë muaj burg për rrahjen e së dashurës së tij, Heidi Fleiss

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat