Dua Lipa dhe Rita Ora, pasqyrë e njëra-tjetrës në çdo hap

Mediale Vip

Dua Lipa dhe Rita Ora, pasqyrë e njëra-tjetrës në çdo hap

Më: 4 mars 2023 Në ora: 11:06
Dua Lipa dhe Rita Ora

Ato janë dy nga yjet më të ndritura të popit të Britanisë së Madhe dhe duket se rivalet Dua Lipa dhe Rita Ora thjesht nuk mund t’i shpëtojnë orbitës së njëra-tjetrës.

Rrugët e tyre jashtëzakonisht të ngjashme të jetës tani janë kryqëzuar sërish pasi po aludohet se Dua mund të jetë në lidhje me ish-in e Ritës.

Dua, 27 vjeç, u fotografua një ditë më parë duke dalë nga një festë pas Baftas me regjisorin francez Romain Gavras, 41 vjeç, dhe një burim konfirmoi se ata “janë njohur në heshtje për disa muaj”.

Romain u nda me Ritën, 32 vjeç, në mars të vitit 2021, pas gjashtë muajsh lidhjeje. Por Dua dhe Lipa e kanë pasqyruar njëra-tjetrën pothuajse në çdo hap, ndër vite.

Familjet e tyre, me origjinë nga Kosova, ishin miq ndërsa jetonin në Kosovë dekada më parë përpara se të iknin në Angli në vitet nëntëdhjetë për t’i shpëtuar luftës atje.

Rita dhe Dua më pas ndoqën të njëjtën shkollë të arteve të performancës në Londër dhe tani ndajnë një mori miqsh të famshëm, si dhe pëlqejnë kostumet e ngushta dhe fustanet metalike.

Dua u bë fytyra e Adidas në vitin 2018, katër vjet pasi Rita nënshkroi për të përfaqësuar markën e veshjeve sportive.

Dua ka ndjekur hapat e Ritës duke u marrë me aktrim, një lëvizje që ajo e përshkroi së fundmi si “të pashmangshme”. Rita ndërkohë ka luajtur në tre filma “Fifty Shades” së bashku me Jamie Dornan dhe Dakota Johnson.

Tani Dua është duke ndjekur ëndrrën e saj të Hollywoodit me një rol në filmin e ardhshëm të spiunazhit “Argylle”, ku gjithashtu shfaqet ylli i Supermenit, Henry Cavill dhe Samuel L. Jackson.

Duke folur në një podcast të kohëve të fundit, Dua tha për xhirimet e filmit se “Kam kaluar shumë mirë, dhe ishte vërtet emocionuese, por mendoj se për mua është si hapa bebesh”.

“Kjo është mënyra më e mirë për të zbuluar edhe veten, në vend që të hidheni në thellësi me diçka që ndoshta nuk mund ta trajtoni plotësisht”, është shprehur këngëtarja kosovare.

Ndërkohë, babai i Dua-s, Dukagjini, mahniti fansat në vitin 2019, kur ndau një foto të gjyshit të saj historian duke shijuar pije në një lokal me gjyshin e Ritës.

“Babai im, Seit Lipa dhe zoti Besim Sahatçiu”, kishte shkruar Dukagjini në foton që kishte postuar.

Dhe si për Ritan ashtu edhe për Dua, showbizi është në gjak. Gjyshi i Ritës, Besimi, ishte një nga regjisorët më të suksesshëm të filmit të ish-Jugosllavisë, ndërsa babai i Dua-s, Dukagjini, është një yll i njohur i rrokut në Kosovë.

Të dyja ato, si Rita ashtu edhe Dua, pavarësisht jetës së tyre, këmbëngulin se zemrat e tyre i përkasin Kosovës.

Rita ka lindur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë dhe familja e saj u zhvendos në Londër kur ajo ishte një vjeç, duke ikur nga persekutimi i shqiptarëve.

“Kosova do të jetë gjithmonë atdheu ynë dhe ne do të jemi përgjithmonë krenarë kosovarë”, ka deklaruar Rita në një intervistë më parë për “Vogue”.

Dua ka lindur në Mbretërinë e Bashkuar pasi prindërit e saj gjithashtu ikën nga konflikti. Familja u kthye në Prishtinë në vitin 2006 kur ajo ishte 11 vjeç, por ajo u kthye në Britani të Madhe për të ndjekur shkollën Sylvia Young për artet performuese – duke u regjistruar atje pesë vjet pas Ritës.

Dua ka folur edhe se si kthimi në Kosovën e plagosur nga lufta ishte një leksion historie.

“Duke jetuar në Londër, nuk e kam përjetuar atë. E dija se çfarë po ndodhte, por prindërit e mi ishin ata që ikën nga lufta. Nuk e kuptova plotësisht derisa shkova në Kosovë dhe kuptova se sa nga miqtë e mi kishin luftuar”, ishte shprehur Dua më parë.

Ndërsa rriteshin, kryesueset e ardhshme të listave, Rita dhe Dua jetuan vetëm disa milje larg njëra-tjetrë. E para në Notting Hill, e dyta në West Hampstead.

Dhe familjet e tyre janë ende në kontakt.

Kur u pyet për Ritën në të kaluarën, Dua u përgjigj se “Prindërit tanë disi e njohin njëri-tjetrin dhe unë disi e njoh motrën e saj”.

Rita i tregoi rrugën Duas në showbiz – ajo publikoi këngën e saj të parë “Hot Right Now”, në vitin 2012.

Ajo vazhdoi të lansonte një varg hitesh me 13 këngët më të mira në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë katër këngët nr 1.

Debutimi i Dua-s erdhi në 2015-ën dhe dy vjet më vonë ajo publikoi hitin e padiskutueshëm “New Rules”.

Teksa ajo dhe Rita kanë arritur majat dhe kanë marrë pjesë në të njëjtat ceremoni dhe festa të çmimeve, tani kanë edhe miq dhe bashkëpunëtorë të famshëm të përbashkët.

Një e tillë është edhe këngëtarja amerikano-shqiptare, Bebe Rexha.

Ajo u shfaq në këngën single të Ritës “Girls” në vitin 2018 dhe dyshja u panë të kapura për dore në MTV Video Music Aëards.

Por, po, e keni marrë me mend, Bebe gjithashtu ka punuar më vonë me Duan – në këngën “Rumballa” të vitit 2021.

Bebe zbuloi se ishte përpjekur të krijonte një bashkëpunim me Ritan dhe Duan duke deklaruar se to t’i pëlqente shumë që të bënin diçka së bashku. Mirëpo kjo nuk ndodhi asnjëherë.

Rita është gjithashtu shoqe e ngushtë, me këngëtaren dhe kantautoren britanike, Chelcee Grimes, e cila ka shkruar tre nga hitet e Dua-s, dhe me këngëtarin solo Liam Payne, i cili ka bashkëpunuar me Ritën dhe Duan.

Këngëtarja Charli XCX, e cila gjithashtu këndon në “Girls” të Rita Orës, është një tjetër mikeshë e përbashkët.

Dhe Romain nuk është i vetmi nga ish-interesat e dashurisë së Ritës që është lidhur me Duan.

Calvin Harris – DJ i famshëm botëror ishte në një lidhje dashurie me Rita Orën mirëpo pas ndarjes ata patën një përlasje në vitin 2015, dhe se si pasojë ai i kërkoi Ritës që të mos e këndonte një këngë që ia kishte punuar.

Pak vite më vonë, Harris bashkëpunoi me Duan, duke krijuar hitin “One Kiss”.

Në aksionet e modës, nuk mungojnë veshjet pothuajse identike të Ritës dhe Duas – duke përfshirë veshjet futuristike portokalli metalike dhe kostumet e zeza me figura.

Të dy janë adhuruese të postimit të fotove me bikini në Instagram, performancës me bluza të holla dhe pozimit para kamerave në tapetin e kuq me veshje të dukshme.

Në ditët e sotme, ata jetojnë vetëm dy milje larg njëri-tjetrit në Londër – Rita në një rezidencë viktoriane 7.5 milionë funte në Primrose Hill dhe Dua, pronare krenare e një rezidence të ngjashme me tulla të kuqe, me vlerë 7 milionë funte.

Në vitin 2020, Rita përshëndeti trashëgiminë e përbashkët të saj dhe Duas me krenari në mediat sociale, duke postuar: “Shqipëria dhe Kosova janë plot me talente të mëdha dhe të bukura dhe unë jam shumë krenare për kolegët e mi të mrekullueshëm, të fortë, të talentuar që përfaqësojnë trashëgiminë tonë.Ne sot ndajmë dashurinë, paqen dhe bashkimin me Bebe Rexhën, Dua Lipën, Era Istrefin, Dafina Zeqirin, Ava Max-in e shumë të tjerë”.

Rita tani është shumë e lumtur me bashkëshortin e saj Taika, të cilin e takoi vetëm disa javë pas ndarjes me Romain dhe u martua me të në gusht të vitit 2022.

Dua, në të kundërt, pranoi vitin e kaluar se i kishte pëlqyer pushimi nga marrëdhëniet pas ndarjes me Anwar Hadid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat