Fjolla Morina thumbon Xhulin, gjersa i del në mbrojtje Vedatit: Ti je baba, të pres në finale fitues!

Mediale Vip

Fjolla Morina thumbon Xhulin, gjersa i del në mbrojtje Vedatit: Ti je baba, të pres në finale fitues!

Më: 4 mars 2023 Në ora: 21:17
Aktori i humorit, Vedat Bajrami dhe Fjolla Morina

Aktori i humorit, Vedat Bajrami, ka pasur një debat tejet të tensionuar së fundmi me modelen Xhuli Nura në Big Brother VIP Kosova.

Ai i është drejtuar asaj gjatë javës me epitetin “komandante e Dubait”, referuar stilit të saj luksoz të jetesës.

Lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale, me komentues që e kanë kritikuar Vedatin për deklaratat e tij e medisa të tjerë që i kanë dalë në mbrojtje.

Nga këta të fundit duket të jetë këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina.

Ajo në një shkrim të publikuar në InstaStory, ka theksuar: “Ti je baba, të pres në finale fitues! Paloja zibidiav”.

Image
Postimi i Fjollës

Një deklaratë e tillë u pa edhe si thumb i këngëtares së hitit “Fb” kundrejt Xhulit, pasi për momentin ajo është e vetmja që ka një debat të tillë të zjarrtë me Vedatin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat