“Dhunë psikologjike ndaj fëmijës”/ Einxhel Shkira reagon pas hyrjes së Sabianit në “BBVIP”

Mediale Vip

“Dhunë psikologjike ndaj fëmijës”/ Einxhel Shkira reagon pas hyrjes së Sabianit në “BBVIP”

Më: 5 mars 2023 Në ora: 10:12
Einxhel Shkira

Hyrja e Sabianit në shtëpin e Big Brother VIP i ka habitur të gjithë banorët por edhe publikun. Në fillim u duk se këngëtari hyri për të surprizuar vajzën e tij Keisin, por më pas u prezantua si banori më i ri i shtëpisë së famshme.

Teksa ky moment shkaktoi shumë batuta pasi të gjithë janë kurioz të dijnë se si do të shkojë marrëdhënia e Sabianit me Kristin, ka pasur dhe reagime të cilat i kanë dalë kundër këtij vendimi të këngëtarit për t’u futur në lojë.

Mes reagimeve ishte Einxhel Shkira e cila u shpreh së hyrja e Sabianit është totalisht e gabuar dhe një dhunë psikologjike për vajzën e tij.

“Përtej shakasë, kjo që ndodhi s’është aspak normale jo për pjesën e spektaklit se ishte pjesa më gallatë por nuk është aspak e shëndetshme jo vetëm si marrëdhënie por totalisht një dhunë psikologjike dhe kontrroll i frikshëm i fëmijës, sidomos vajzës! Ky ishte mesazhi dhe shembulli më i gabuar ndonjëherë!”– shkruan Einxhel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat