“Gjithmonë jam ndjerë ndryshe nga pjesa tjetër e familjes“/ Princ Harry rrëfen përjetimet e fëmijërisë

Mediale Vip

“Gjithmonë jam ndjerë ndryshe nga pjesa tjetër e familjes“/ Princ Harry rrëfen përjetimet e fëmijërisë

Më: 5 mars 2023 Në ora: 11:43
Princ Harry dhe Princeshë Diana

Princ Harry ka rrëfyer se ai “gjithmonë ndihej paksa ndryshe” me familjen e tij dhe se nëna e tij e ndjerë, Princeshë Diana ndihej njësoj.

BBC shkruan se Duka i Sussex tha se kishte frikë se do të harronte kujtimet me nënën e tij, Diana kur filloi terapinë.

Ai gjithashtu tha se u sigurua që t’u falte fëmijëve të tij dashuri për të shmangur kalimin e ndonjë “traume” ose “përvojë negative” nga edukimi i tyre.

Princi Harry e përshkroi rritjen e tij “duke u ndjerë paksa ndryshe nga pjesa tjetër e familjes sime”, dhe kishte një ndjenjë të të jetuarit në një “flluskë” të shkëputur, të cilën terapia e kishte ndihmuar të shpërthejë.

Para një publiku ndërkombëtar online, ai u pyet për përjetimin e një fëmijërie të largët emocionalisht, me mungesë përqafimesh dhe demonstrimi dashurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat