Chris Rock flet për shuplakën e Will Smith një vit pas Oscars dhe nuk u kursye në deklaratën e tij

Mediale Vip

Chris Rock flet për shuplakën e Will Smith një vit pas Oscars dhe nuk u kursye në deklaratën e tij

Më: 5 mars 2023 Në ora: 13:41
Chris Rock dhe Will Smith

Chris Rock ka folur për shuplakën e famshme të Will Smith në "Oscars 2022" gjatë shfaqjes së tij "Selective outrage." 

Gjatë speciales së tij historike që u transmetua drejtpërdrejtë në Netflix, komediani më në fund foli para një audiencë të madhe në lidhje me situatën e famshme të vitit që lamë pas kur Smith e goditi atë në skenë. 

Chris Rock ironizoi jo vetëm Will Smith, por edhe Jada Pinkett Smith, Meghan Markle dhe shumë personazhe të tjerë. 

Për Meghan, ai u ndal te deklaratat e saj mbi abuzimet raciste nga familja mbretërore. 

"Ajo është familje mbretërore! A nuk ka kërkuar në Google për ta? Çfarë dreqin po flet?! Nuk e dinte si janë? Kjo është si të martohesh me familjen Budweiser dhe të thuash: "Ata pinë shumë.""-tha ai mes të tjerash. 

Dhe për sa i përket akuzave të Meghan se një anëtar i familjes mbretërore e kishte pyetur se si do të dukej Archie kur të lindte ai tha: "Kjo nuk është racizëm. Sepse edhe njerëzit me ngjyrë duan të dinë se sa me ngjyrë do të jetë fëmija!" 

E më pas ishte radha e Will të cilin e goditi më fortë se shuplaka e tij në Academy Awards. 

"Të gjithë e quajtën atë njeri një k*rvë", tha Rock, duke nënvizuar raportimet e mediave për problemet e Will me Jada para se të shtonte: "Dhe kë goditi ai? Unë! Një zezak të cilin ai e di se mund të rrahë. Ky është një akt prej një k*rve. Ende më dhemb! Mora ‘Summertime’ Ringin’ në veshin tim!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat