Kejvina Kthella shfaqet provokuese nga pushimet në Bali

Mediale Vip

Kejvina Kthella shfaqet provokuese nga pushimet në Bali

Më: 5 mars 2023 Në ora: 16:14
Kejvina Kthella

Pak javë më parë modelja e njohur, Kejvina Kthella u kthye në një prej personave më të komentuar në media.

Hyrja dhe përjashtimi i saj nga Big Brother VIP Albania bëri bujë të madhe dhe vetë ajo u largua për një kohë nga rrjetet sociale.

Megjithatë, Kejvina vendosi të rikthehet dhe bëri një kërkim falje publike për banorin e BBVA, Luiz Ejlli, i cili ishte arsyeja pse ajo u përjashtua pasi të njëjtin e goditi me shuplakë.

Image
Kejvina Kthella

Pas gjithë zhurmë, modelja vendosi që gjithë këtë të lërë prapa krahëve duke shkuar për pushime në vende tropikale.

Aktualisht modelja joshëse ndodhet në Bali të Indonezisë dhe nga atje nuk kanë munguar pozat e ndryshme provokuese.

Edhe së fundmit, Kejvina ka publikuar disa imazhe ku shihet e veshur në një kostum të bardhë që ia thekson linjat atraktive të trupit.

Me një makijazhe të lehtë dhe vathë të mëdhenj ari, modelja dukej në formë të mirë ndërsa edhe pranoi komente të shumta nga ana e fansave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat